کد خبر: 1295771
تاریخ انتشار : ۰۷ مهر ۱۳۹۲ - ۱۹:۵۳
Në prani të Faraxhullah Shadheli

Java e pestë vjetore e Kur’anit fisnik filloi punimet në Qerbela/Organizohen programe ndërkombëtare kur’anore

Java e pestë vjetore e Kur’anit fisnik filloi programet e saj në Qerbela e organizuar nga Qendra Kombëtare për Shkenca të Kur’anit fisnik e Drejtorisë për Vakëfe të Myslimanëve Shiitë të Irakut. Në Ceremoninë e rastit ishte i pranishëm edhe Faraxhullah Shadheli, një prej lexuesve të dalluar të Egjiptit.



Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar faqen informative të internetit të Xhamisë së Imam Huseinit (a.s.), njofton se në ceremoninë e hapjes së programeve të kësaj jave kur’anore ishin të pranishëm edhe Abdul-Mahdi Kerbelaji, drejtor i Xhamisë së Imam Huseinit (a.s.); Sejjid Saleh Al-Hajdari, kryetar i Drejtorisë së Vakëfeve të Myslimanëve Shii të Irakut si dhe shumë personalitete të tjera kur’anore, profesorë universitarë si dhe dijetarë nga provinca të ndryshme të Irakut. Adil Al-Kenani, drejtor i Qendrës Kombëtare për Shkenca të Kur’anit fisnik, gjatë një fjalimi me këtë rast deklaroi se kjo javë kur’anore do të realizojë programe të ndryshme siç janë garat për hifzin e të gjithë Kur’anit fisnik, hifzin e 20 xhuzave dhe 10 xhuzave si dhe të garave për hife dhe lecim të Kur’anit fisnik të veçanta për nxënës të shquar të shkencave kur’anore. Gara vjetore e pestë me radhë “Shkrimi i Kur’anit” do të jetë një prej programeve tjera që do të realizohet gjatë kësaj jave, ndërsa ne kemi bërë përpjekje që gjatë kësaj gare gjithashtu t’i mbledhim tre personat më të dalluar të garave kombëtare të Kur’anit në Irak si dhe të garave të provincës Naxhaf si dhe personalitete të tjera të dalluara kur’anore nga provinca të tjera të Irakut për të marrë pjesë në programet e kësaj jave kur’anore. Faraxhullah Shadheli, sekretar i Unionit të Lexuesve Egjiptianë të Kur’anit fisnik, gjithashtu gjatë fjalimit të tij në këtë ceremoni, deklaroi se ne aktualisht gjendemi në Xhaminë e Imam Huseinit (a.s.) për t’i zhvilluar garat e aktivistëve më të dalluar të Kur’anit fisnik në Irak. Ky evident kur’anore dallohet nga çdo lloj aktiviteti tjetër ku’anor sepse zhvillohet në dy degë, në degën e leximit dhe hifzit të Kur’anit si dhe në degën e shkencave kur’anore. 1295553


captcha