کد خبر: 1301131
تاریخ انتشار : ۱۷ مهر ۱۳۹۲ - ۲۱:۰۵
Larixhani

Nuk ekziston asnjë arsye për të mohuar të drejtën e Iranit

Nuk ekziston asnjë arsye dhe shkak për të mohuar të drejtën bërthamore të Iranit. Bashkëpunimi rajonal dhe parandalimi i ndërhyrjes së të huajve është metoda më e mirë për vendosjen e stabilitetit në rajonin e LM. Kështu deklaroi sot z. Ali Larixhani, kryetari i parlamentit islamik të Iranit gjatë organizimit të takimit stinor të unionit ndër parlamentar në Gjenevë.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njofton se z. Larixhani duke folur mbi të përbashkëtat historike, kulturore dhe parimore mes Iranit dhe Libanit, kryetari i parlamentit iranian në takim me homologun e tij libanez tha se të dy vendet janë kundër sulmeve dhe akteve terroriste në Siri dhe i dënojnë të tilla veprime çnjerëzore. Nga ana e tij Nabih Berri shprehu kënaqësinë nga zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Libanit dhe tha se zgjidhja e problemeve të rajonit dhe të sigurisë sidomos çështja palestinez duhet të jenë në prioritet të vendeve të rajonit. Kryeparlamentari iranian ka udhëtuar në Zvicër për të marrë pjesë në takimin e 129 të Unionit ndërparlamentar botëror që zhvillohet nga 7-9 tetor 2013 në Gjenevë. Unioni ndërparlamentar botëror (IPU), është një organizatë e rëndësishme joqeveritare, ku janë anëtarësuar mbi 160 vende të botës. Ali Larixhani, kryetari i parlamentit islamik të Iranit gjatë një interviste dhënë kanalit CNN të Amerikës. Ai gjatë kësaj interviste tha se Iran është një prej atyre vendeve që ka nënshkruar traktatin NPT dhe për këtë arsye nuk ekziston asnjë shkak për mohimin e së drejtës bërthamore të Iranit. Çështjet e rëndësishme ndërkombëtare mund të zgjidhen me anë të mjeteve politike, organeve dhe institucioneve të OKB, tha në fjalën e tij Kryeparlamentari iranian i cili shtoi se ekziston mundësia që çështja bërthamore e Iranit të zgjidhet në një kohë të shkurtër dhe nëse Amerika dhe vendet e tjera theksojnë se Irani nuk duhet të prodhojë bombë atomike dhe nuk duhet të ecë drejtë saj nga ana e saj RII është e gatshme të vërtetojë se nuk synon aspak një gjë të tillë. Pikërisht për këtë arsye çështja bërthamore e Iranit mund të zgjidhet në një kohë të shkurtër tha z. Ali Larixhani i cili gjithashtu rikujtoi se nëse vendet e tjera synojnë ndërprerjen e programit bërthamor të Iranit, atëherë zgjidhja e kësaj çështjeje do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Z. Ali Larixhani, kryetar i Parlamentit Islamik të RII, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjenevë të Zvicrës për të marrë pjesë në samitin e 29 të Unionit Botëror Ndërparlamentar, të martën gjatë punimeve të këtij samiti ka zhvilluar takime me homologët e tij nga Libani, Kuvajti, Armenia, Pakistani, Siria, Algjeri, Mianmari dhe Omani. Ali Larixhani në takimin e tij me Nabie Bari, kryetar i Parlamentit të Libanit, vlerësoi se alternativa më e mirë për vendosjen e stabilitetit në rajon është bashkëpunimi i vendeve të rajonit dhe parandalimi i ndërhyrjes së faktorëve të huaj në punët e brendshme të rajonit. Ai deklaroi se Irani dhe Libani janë plotësisht kundër mbështetjes së terrorizmit dhe operacioneve terroriste në Siri, prandaj dënojnë ashpër një çështje të tillë anti njerëzore që po bëhet në favor të terroriste. Nabie Bari, kryetar i Parlamentit të Libanit, në këtë takim gjithashtu vlerësoi se zgjidhja e problemeve rajonale dhe të sigurisë sidomos çështja e Palestinës, vazhdon të mbetet prioritet për vendet e rajonit. Ai deklaroi se pozita me ndikim e Iranit në zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve rajonale nuk mund të mohohet nga askush. Z. Larixhani gjithashtu në takim me Xhasim Al-Khurufi, kryetar i parlamentit të Kuvajtit, duke shprehur shqetësimet e tij për vazhdimin e operacioneve terroriste në Siri, Irak dhe Afganistan, vlerësoi të nevojshme vendim marrjen kolektive në rajon për zgjidhjen e këtij. Ai deklaroi se opsionet ushtarake nuk mund të jenë rrugëzgjidhje për krizën në Siri. Kryeparlamentari iranian theksoi se regjimi sionist është faktor që shkakton kriza dhe konflikt në rajon, prandaj pikërisht për këtë arsye RII është kundër çfarëdo lloj konflikti ndërsektar dhe bënë përpjekje të mëdha për krijimin e një unitetit dhe bashkimi mes të gjithë myslimanëve. Xhasim Al-Kharufi, kryetar i Parlamentit të Kuvajtit, duke venë në dukje brengosjet e të gjithë popujve të rajonit në lidhje me krizat ekzistuese, deklaroi se shtetet e rajonit vazhdojnë të mbesin optimist për maturinë dhe largpamësinë e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për zgjidhjen e këtyre krizave. Kryetari i Parlamentit Islamik i Iranit dhe Ardar Ajaz Saduk, kryetar i Parlamentit të Pakistanit, gjithashtu në një takim të zhvilluar të martën, kanë theksuar mbi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimeve të përbashkëta në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve dhe përfundimin e ndërtimit të linjës së gazsjellësit mes Iranit dhe Pakistanit, i kanë vlerësuar si çështje prioritete për të dyja vendet. Z. Larixhani në takim me Hubejk Abrahamjan, homologu i tij nga Armenia, ka vënë në dukje përpjekjet e disa vendeve për të prishur marrëdhëniet mes RII dhe Armenisë, ndërsa deklaroi se marrëdhëniet me dy vendeve janë shumë pozitive dhe asnjë faktor nuk mund t’i prish këto marrëdhënie. Kryeparlamentari armenas gjithashtu në këtë takim theksoi mbi zgjerimin dhe ngritjen e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Vlen të theksohet se z. Larixhani gjatë vizitës së tij në Gjenevë të Zvicrës ka zhvilluar takime dhe bisedime edhe me funksionarë parlamentarë të vendeve të tjera të botës ku ka theksuar mbi interesimin e funksionarëve të Republikës Islamike të Iranit për zgjerimin e marrëdhënieve me vendet e rajonit, ndërsa ka diskutuar edhe zhvillimet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. 1300601

captcha