Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar buimin informativ “Islam.ru”, njofton se nëpunësit e muzeut Ostrog të Ukrainës këtë manuskript të Kur’anit fisnik e kanë gjetur në një depo të këtij muzeu në cilën ruhej përgjatë shumë viteve. Kjo manuskript e Kur’anit fisnik ua ka tërhequr vëmendjen shumë profesorëve universitarë dhe është përcaktuar se nga aspekti artistik dhe historik ka vlera shumë të mëdha. Sipas ekspertëve të kësaj fushe, kjo manuskript është shkruar me një kujdes të veçantë mbi pëlhura të mëndafshta. Disa prej faqeve të kësaj manuskripte janë dëmtuar shumë për shkak se janë shfletuar shumë në të kaluarën nga lexues të shumtë. Nikolas Bendvuk, studiues i historisë së artit të këtij vendi, në lidhje e këtë ka thënë se sipas faqeve mbi të cilat është shkruar teksti i Kur’anit fisnik, vërehet se kjo manuskript i përket periudhës së fundit të shekullit 18. Michael Yakubovich, orientalist ukrainas, në lidhje me këtë ka thënë se kjo manuskript është një kopje e plotë e Kur’anit fisnik e cila përmban plotësisht 114 sure, konsiderohet një manuskript e pashoq sepse deri më tani nuk është gjetur ndonjë tjetër e ngjashme. 1307735