صفحه نخست

فعالیت قرآنی

سیاست و اقتصاد

بین الملل

معارف

اجتماعی

فرهنگی

شعب استانی

چندرسانه ای

عکس

آذربایجان شرقی

آذربایجان غربی

اردبیل

اصفهان

البرز

ایلام

خراسان جنوبی

بوشهر

چهارمحال و بختیاری

خراسان رضوی

خراسان شمالی

سمنان

خوزستان

زنجان

سیستان و بلوچستان

فارس

قزوین

قم

کردستان

کرمان

کرمانشاه

کهگیلویه و بویر احمد

گلستان

گیلان

لرستان

مازندران

مرکزی

هرمزگان

همدان

یزد

بازار

صفحات داخلی

کد خبر: ۱۲۸۴۷۹۷
تاریخ انتشار : ۱۷ شهريور ۱۳۹۲ - ۱۷:۱۶

Aktivistët anti-luftë në Amerikë përsëri kanë organizuar protesta përballë Shtëpisë së Bardhë në Uashington me qëllim që mesazhin e tyre kundër luftës ta dërgojnë në mënyrë më të qartë për funksionarët e Shtëpisë së Bardhë.



Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar kanalin televiziv “Al-Menar”, njofton se në kohën kur shumë sondazhe në SHBA tregojnë se shumica e qytetarëve amerikanë janë kundër ndërhyrjes ushtarake të Amerikës në Siri. Sondazhi më i fundit që është bërë nga Reuters/Ipsus gjatë kësaj jave tregoi shumë qartë se mbi 56% e amerikanëve besojnë se SHBA-t nuk duhet të ndërhyjë në krizën siriane, ndërsa vetëm 19% e tyre kanë mbështetur një sulm të mundshëm ushtarak të SHBA-ve kundër Sirisë. Në kuadër të këtyre zhvillimeve, Papa Francis, lideri i katolikëve të mbarë botës, ditën e shtunë në shenjë proteste kundër planit të qeverisë amerikane për një sulm ushtarak kundër Sirisë, kërkoi nga të gjithë liderët e botës që ta nxjerrin njerëzimin nga vuajtjet luftë dhe vrasjeve. Ai deklaroi se lufta gjithmonë konsiderohet dështim dhe humbje për njerëzimin. Papa përpara një tubimi të madhe në sheshin Shën Pjeter të Vatikanit tha se dhuna dhe lufta rezultojnë vetëm me vdekje. Pas thirrjes publike të udhëheqësit shpirtëror të katolikëve të mbarë botës, në Vatikan është organizuar një ceremoni lutjesh për zgjidhjen e krizës në Siri. Vlen të theksohet se protesta kundër luftës janë zhvilluar përpara ambasadave dhe konsullatave amerikane në qytete kryesore të shteteve të ndryshme të botës. 1284310